Rreth Nesh

Ne jemi Arti Fruit

Kompania që sjell produktet natyrale tek ju

Arti Fruit është një kompani e specializuar në kultivimin dhe shitjen e frutave të aronias.
 
Me një pasion të thellë për bujqësinë dhe cilësinë, ne kemi krijuar një mjedis të përshtatshëm për rritjen dhe mbjelljen e këtyre frutave unike.

Përshkrimi i biznesit ArtiFruit

 
ArtiFruit është një firmë e specializuar në kultivimin dhe perpunimin e aronias, një pemë bimore e cila prodhon fruta të shëndetshme dhe të pasura në antioksidantë. Me një përkushtim ndaj praktikave të mira bujqësore dhe cilësisë së lartë, ne sigurojmë që çdo produkt i prodhuar nga ArtiFruit të përmbushë standardet më të larta të cilësisë dhe shijes.
 

Lidhja me Aronien

 
Kokrrat e aronisë janë kaq të natyrshme, saqë është pothuajse një gjë e rrallë. Lëngu ynë i aronisë nuk është një shuarës i zakonshëm i etjes. Një përvojë që ju nxit të hyni në harmoni me lengun, një shije e tillë që çdo gllënjkë  ju bashkon me natyrën.
 

Përfaqësimi ynë:

 
Produktet tona janë një partner i besueshëm për ju dhe të dashurit tuaj në rrugën drejt një jete sa më të mirë. Ne vërtetojmë se natyra ofron gjithçka që nevojitet për shëndetin dhe mirëqenien tonë. Prandaj, ne kultivojmë dhe përpunojm në mënyrë të kujdesshme dhe eliminojm lëndët shtesë artificiale. Qëllimi ynë është të sjellim produktet më të mira të mundshme për klientët tanë, duke na bërë liderë në treg. Megjithatë, kurrë nuk harrojmë prejardhjen tonë dhe motivimin tonë. Jemi krenarë që jemi pjesë e një lëvizjeje të përkushtuar për cilësinë e jetës, qëndrueshmërinë dhe lidhjen me natyrën.
 
 

Kultivimit i aronias:

 
 
Kokrrat tona të aronisë Aronia Melanocarpa rriten në plantacionet organike pa përdorimin e pesticideve sintetike dhe plehrave .pH neutrale  dhe me drenazh të mirë. Plantazhi yne është një vend që ka diell të mjaftueshëm 
 
 
◦Përzgjedhja e cilësisë së lartë të kokrrave të aronisë. 
◦Largimi i mbetjeve dhe pastrimi me uje te pijes përpara se të përpunohen.
◦Presimi i kokrrave të aronisë duke nxjerrë lëngun një herë duke ruajtur vlerat e përbërësve të tyre natyralë. 
◦Lëngu i aronisë pastrohet dhe filtërohet për të larguar çdo mbetje të mundshme dhe për të siguruar një produkt të pastër dhe të freskët.
 

Kontrolli i cilësisë

 
Produktet tona në testohen nga laboratoret e akredituar ne Kosove për substanca të dëmshme, metale të rënda dhe radioaktivitet për të siguruar standardet më të larta të cilësisë.
 

Qëndrueshmëria

 
Kemi kujdes për mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit në plantacionet tona dhe promovojmë një mjedis për pasardhesit tanë dhe sa më natyral.
 

Deklarata e besushmëris

 
Produktet tona janë të sigurta nga transporti nga jashtë vendit dhe janë prodhuar me pasion dhe dedikim nga ArtiFruit per ju.
 

Përfitimet shëndetësore të aronias 

 
◦Antioksidantë Aronia përmban nivele të larta të polifenolëve dhe flavonoidëve, të cilat ndihmojnë në luftën kundër dëmtimit të qelizave nga radikalet elira.
◦Vitaminë C në aroni bën që ky frut të jetë një përkrahës i mirë për sistemin imunitar, duke ndihmuar në mbrojtjen kundër sëmundjeve të ndryshme.
◦Menaxhim i nivelit të sheqerit në gjak: Konsumi i aronias ndihmonë në kontrollin e niveleve të sheqerit në gjak, duke qenë një zgjedhje e mirë për njerëzit me diabet.
◦Mbështetje për sistemin kardiovaskular: ndihmon në mbrojtjen e zemrës dhe në uljen e tensionit të gjakut dhe nivelit të kolesterolit.
◦Mbështetje për shëndetin e syve: Antocianinat në aroni kanë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e shëndetit të syve dhe në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të syve .
 
 
Lëngu i aronisë 0.5L ,përfaqëson cilësinë e lartë të produktit. Për të siguruar që lëngu ynë ka shije intensive, duke ruajtur vlerat e përbërësve të tyre natyralë, aroniat shtypen vetëm një herë. Rezultati është një lëng i drejtpërdrejtë, i njohur gjithashtu si lëng i nënës, i cili përmban vetëm aroniat më të mira organike  dhe dashurinë.
 
0.5 L lengë  përmban shije të pastër të aronisë (ne rekomandojmë 100 ml lëng në ditë) dhe mbani të mbrojtur nga drita.
 
Përbërësit: 100% lëng aronia
Nga kultivimi organik i certifikuar. Prodhuar ne Kosovë. XK-BIO-179
 
Çaji i Aronies Shijojeni çajin tonë me fruta të aronies! Qoftë klasikisht i nxehtë në ditët me shi ose i ftohtë në mbrëmje të buta dhe i rafinuar me një shurup frutash – me çajin tonë ArtiFruit ju keni shoqërimin e duhur të pijeve për çdo mot. Çaji ynë i frutave të aronias ka shije shumë të butë dhe vjen ekskluzivisht nga kultivimi organik i certifikuar.
 
Përbërësit: 100% aronia e tharë
Nga kultivimi organik i certifikuar. Prodhuar ne Kosovë. XK-BIO-179
 
Përgatitja: Hidhni 2-3 lugë çaji me 250 ml ujë të nxehtë dhe lëreni të qëndron për 10 minuta. Çaji Aronia është shumë i shijshëm kur nuk është i ëmbëlsuar. Mundë ti shtoni mjaltë ose ëmbëlsues të tjerë.
 
 
Aronia pluhur fillon me prodhimin e aronisë, e cila përbëhet kryesisht nga lëvozhga, farat dhe tuli i kokrra të kuqe, më pas me anë te liofilizimit thahet dhe bluhet në një pluhur me ngjyrë intensive. Duke ruajtur përmbajtjen e  përqendrimeve të larta të përbërësve. Pluhuri ynë i aronisë  nuk tretet në ujë. Mund ta përdorni për pjekje, gatim ose si shtesë në shake frutash dhe smoothie.
 
Rekomandim: 1 lugë gjelle një herë në ditë, p.sh. si përbërës në smoothie, musli ose për pjekje
 
Suplement ushqimor organik me polifenole natyrale nga pluhuri i aronisë me 100 kapsula. 100% pluhur aronia nga bujqësia organike. Pluhuri përftohet duke bluar aronien dhe farat e aronisë. Kapsulat Aronies janë të destinuara për njerëzit që duan të përdorin të gjitha përfitimet e këtij super fruti dhe preferojnë marrjen e përshtatshme dhe të shpejtë nëpërmjet kapsulave. Merrni 1 kapsulë dy herë në ditë, mundësisht pas ngrënies.
shape nje
feature shape
01

Fokusi Ynë

Fokusohemi në çdo detaj të procesit tonë prodhues për të siguruar cilësinë më të lartë të frutave të aronias.

feature shape
02

Ekipi

Me një ekip të specializuar dhe të përkushtuar, ne punojmë me zell për të siguruar që secili produkt që dal nga kopshti ynë të përmbushë standardet më të larta të cilësisë.

03

Shitja e produktit

Shitja e frutit të aronisë ka rëndësi të madhe për shkak të vlerave ushqyese dhe shëndetësore të këtij fruti.

Kujdesi për kultivim
0 %

Nga zgjedhja e tokeve me kujdes deri te metodat e avancuara të kujdesit në kopshtet tona, ne jemi të vendosur të ofrojmë një produkt të jashtëzakonshëm.

Arti-Fruit
0 %

Në Arti Fruit, ne vlerësojmë trajtimin e drejtë të klientëve dhe mirëqenia e komunitetit është thelbi i filozofisë sonë të të bërit biznes.

Klientët tanë
0 %

Klientët tanë kanë besim në cilësinë dhe shijen e shkëlqyeshme të frutave të aronias të ofruara me kujdes të rritura me kujdes dhe dashuri nga fermerët tanë.

Certifikimet
0 %

Të çertifikuar për produktet tona nga “Bio Q-Check”, që ato të kenë cilësin natyrale, 100% bio dëshmon kultivim në një mjedis të përshtatshëm.

Pse të na zgjidhni neve?

Të çertifikuar nga Bio Q-check

Mbi 15 vjet në treg

Arti Fruits

Eksperienca

Arti Fruit ka një eksperiencë të pasur dhe të palëkundur në fushën e kultivimit dhe shitjes së frutave të aronias. Me një përvojë mbi 15 vjet në treg, kemi zhvilluar një ekspertizë të thellë dhe një përkushtim të vazhdueshëm ndaj cilësisë. Shërbimet tona përfshijnë kultivimin, mbjelljen dhe kujdesin e përditshëm.

100% Organik

100% Bio Natyral

Arti Fruit ka një eksperiencë të pasur dhe të palëkundur në fushën e kultivimit dhe shitjes së frutave të aronias. Me një përvojë mbi 15 vjet në treg, kemi zhvilluar një ekspertizë të thellë dhe një përkushtim të vazhdueshëm ndaj cilësisë. Shërbimet tona përfshijnë kultivimin, mbjelljen dhe kujdesin e përditshëm.

Shërbimet tona përfshijnë kultivimin, mbjelljen dhe kujdesin e përditshëm ndaj kopshteve të aronias. Ne ofrojmë produkte të freskëta dhe të shëndetshme, të cilat janë të përshtatshme për tregun e konsumatorëve dhe industrien e përpunimit të ushqimit.

Suksesi i Arti Fruit është pasionimi ynë i palodhur për kualitet. Përmes kombinimit të teknologjisë moderne dhe praktikave tradicionale të bujqësisë, kemi arritur besim nga klientët tanë. Faleminderit që jeni pjesë e udhëtimit tonë të suksesshëm në botën e frutave të aronias!

Select the fields to be shown. Others will be hidden. Drag and drop to rearrange the order.
  • Image
  • SKU
  • Rating
  • Price
  • Stock
  • Availability
  • Add to cart
  • Description
  • Content
  • Weight
  • Dimensions
  • Additional information
Click outside to hide the comparison bar
Compare