Përfitimet shëndetësore nga aronia
Aronia ka efekte anti-inflamatore dhe antioksiduese. Ajo mbron qelizat nga dëmtimi që vjen si rezultat i ndikimit të radikaleve të lira. Deponimi i radikaleve të lira mund të shkaktojë stres oksidativ, i cili bëhet shkaktar i sëmundjeve kronike të zemrës dhe kancerit. Aronia përmban në sasi të konsiderueshme polifenole, të cilat janë një grup antioksidantësh që përfshijnë acidet fenolike, antocianinën dhe flavanolet. Një hulumtim i kryer mbi 30 njerëz të shëndetshëm, të cilët konsumuan aroninë, rezultoi me uljen e ndjeshme, brenda 24 orëve, të stresit oksidativ, të shkaktuar nga një bar antipsikotik. Hulumtimet e shumta për efektet e aronisë, në shëndetin e njeriut kanë rezultuar me efekte mbresëlënëse shëndetësore, siç janë: mbrojtja nga inflamacionet dhe luftimi i qelizave bakteriale dhe kanceroze.
Efektet antikancerogjene
Aronia të mbron nga kanceri. Studimet kanë treguar se antocianinat, me të
cilat është e pasur aronia, luftojnë rritjen e qelizave të kancerit të zorrës së
trashë.
Hulumtimet në këtë sferë kanë dhënë rezultate mbresëlënëse, ndërsa
veprimi i fuqishëm antioksidant i antocianinave jep rezultate edhe në
luftimin e kancerit të gjirit.
Aronia forcon imunitetit
Konsumimi i aronisë forcon sistemin imunitar, sepse ekstraktet e aronisë
kanë efekte të larta antibakteriale. Ata luftojnë bakteriet si Escherichia coli
dhe Bacillus Cereus.
Rezultatet e hulumtimeve të realizuara në një shtëpi pleqësh ishin
mbresëlëmëse. Kështu, ata që pinin lëng aronie reduktuan, brenda 3
muajve, përkatësisht 55% dhe 38% të infeksioneve të traktit urinar.
Efektet anësore
Rezutatet e hulumtimeve kanë dëshmuar se aroniat janë të sigurta për të ngrënë dhe nuk kanë efekte serioze anësore. Aroniat janë shumë astringjente dhe kjo ndikon në shijen që lënë ato kur konsumohen si frut. Por, ata që nuk mund ta hanë frutin, mund ta konsumojnë në forma të ndryshme, si lëngje, shurupe, çajra, reçel, duke e përdorur për pite, ëmbëlsira, në kafe etj.
Lufton sëmundjet e zemrës
Për shkak të vetive antioksiduese, aronia mund të përmirësojë shëndetin e zemrës. Konsumimi i aronisë ndihmon njerëzit me sindromën metabolike, ul nivelin e kolesterolit dhe triglicerideve, të cilat janë shkaktarë të sëmundjeve të zemrës dhe diabetit.
Efektet antivirale të aronias
Hulumtimet kanë treguar se aronia nëpërmjet acidit ellagic dhe myricetin ndikon në luftimin e virusëve të ndryshëm, duke përfshirë edhe covid.